×
  • Extra
  • Extra

    Kosovari që krijoi mozaikun për Joe Biden bëhet lajm në mediet më të mëdha amerikane

    Reporteri
    20 Janar 2021 | 10:32

    Mozaiku i artistit kosovar, Alkent Pozhegu, ku paraqitet figura e presidentit të zgjedhur amerikan, Joe Biden, është shfaqur edhe në ekranin e televizionit amerikan “ABC News”.


    Puna e artistit ka marrë vëmendje edhe në shumë medie të tjera ndërkombëtare, në kohën kur shteti më i fuqishëm i botës po pret që në krye të tij të vendoset politikani që dikur shërbente si nënpresident.

    Pozhegu ka thënë se për punimin e këtij mozaiku ka përdorur 120 kilogramë drithëra, misër, fara luledielli, oriz dhe fasule.

    Ndryshe, Joe Biden do të inaugurohet zyrtarisht si shef i Shtëpisë së Bardhë dhe president i 46-të i Shteteve të Bashkuara të mërkurën rreth orës 12 sipas kohës lokale apo rreth orës 18 sipas kohës në vendin tonë.

    Ai njihet si mik i madh i Kosovës. Ka shprehur përkrahje të vazhdueshme për shtetin tonë dhe shumë vjet më parë e ka kritikuar ashpër “kasapin e Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq, për politikat shtypëse në ish-krahinat e Jugosllavisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!