×
  • Extra
  • Extra

    Krijohet maska që ‘vret’ coronavirusin, shpikja e fundit e teknologjisë

    Reporteri
    26 Tetor 2020 | 12:46

    Inxhinierët nga Instituti i Teknologjisë në Masaçuset (MIT) kanë ideuar dhe realizuar një maskë që filtron dhe çaktivizon coronavirusin, duke zvogëluar rrezikun e infektimit.


    Sipas Sci-Tech Daily, maska është e ripërdorshme dhe përfshin një rrjetë bakri të nxehtë, e cila funksionon me një bateri.

    Sipas hulumtimit, rrjeta dhe temperaturat e larta çaktivizojnë grimcat virale të virusit, ndërsa ajri qarkullon vazhdimisht në rrjetë drejt personit që mban maskën.

    Kjo lloj maske është sidomos e dobishme për punonjësit e kujdesit shëndetësor ose për njerëzit që në punën e tyre e kanë të vështirë të ruajnë distancimin social.

    “Ky është një koncept krejtësisht i ri. Kjo maskë nuk e bllokon virusin, në të vërtetë. Ajo lejon që virusi të kalojë nëpër maskë, por ngadalëson ndjeshëm dhe e inaktivizon atë”,- tha Michael Strano, një nga profesorët e MIT.

    Strano vuri në dukje se maskat që njerëzit mbajnë tani i mbrojnë ata nga infektimi, por askush në të vërtetë nuk mendon për çaktivizimin e virusit dhe sterilizimin e ajrit.

    “Kjo më befasoi”,- shton ai.

    Studiuesit po planifikojnë të fillojnë testimin për maskat shumë shpejt, pasi ato tashmë kanë filluar ndërtimin e prototipave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!