×
  • Extra
  • Extra

    Kris kënga në një ndejë, bashkëngjitet edhe Haradinaj

    Reporteri
    17 Janar 2023 | 7:52

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është parë duke kënduar në një ndejë.

    Kësaj radhe gjatë një ndeje, ku deçanasi u është bashkëngjitur disa djemve gjatë këndimit.

    Ky moment është publikuar në TikTok.

    Haradinaj disa herë ia ka dhënë këngës nëpër studio televizive. Pavarësisht se është kritikuar disa herë për këtë veprim, Haradinaj edhe sot vazhdon që të këndojë secilën herë që i jepet rasti.

    Përndryshe, “Hiti i tij” më i njohur është kënga “Kah po shkon moj zanë”, këngë të cilën e kishte kënduar edhe gjatë luftës.

    Madje, Haradinaj ka treguar se më këtë këngë edhe i zgjonte ushtarët.

    “Për ata që duan me ditë pse këndoj. Unë këngën e kam filluar në luftë. Nuk e di a prej frikës a prej trimërisë, por në luftë e kam fillu. Para lufte nuk kam këndu kurrë, në luftë nuk kem pas trumpetë, një alarm, që me na thënë zgjohuni edhe ka qenë kënga kah po shkon moj zanë. Krejt ushtarët e kanë pas mërzi këtë këngë, kur u këndu nëpër vendet ku kanë flejtë ata, ka qenë shumë e tmerrshme me pa, unë nuk kam thanë çohuni, por Kah po shkon moj zanë…”, kishte deklaruar Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!