×
  • Extra
  • Extra

    Kroati krijon rekord të ri botëror të Guinnessit – shtyu veturën rreth 24 orë, duke përshkruar 107 kilometra rrugë

    Reporteri
    28 Prill 2019 | 19:26

    Tomislav Lubenjak ka thyer rekordin botëror të Guinnessit duke shtyrë një makinë përpara për rreth 24 orë, nga një individ, të dielën në Zagreb.


    Sipas mediave kroate, përcjell Telegrafi, Lubenjak, nga Zagrebi u nis të shtunën në orën 3 të pasdites, në përpjekjen e tij për të thyer rekordin prej 82.28 kilometrash të vendosur nga Przemyslaw Marczewski i Polonisë.

    Kështu, siç bëhet e ditur tutje, deri në fillim të mëngjesit të së dielës ai kishte kaluar 83 kilometra dhe rreth orës 12:30 të dielën arriti qëllimin e tij prej 100 km.

    Ai më në fund u ndal në orën 2:20 të pasdites të së dielës, 40 minuta më pak se 24 orë, pas shtyrjes së makinës për 106,938 kilometra, transmeton Telegrafi.com.

    Në këtë proces ai gjithashtu theu rekordin botëror për shtyrjen e një makine nga dy vetë që ishte 95.07 kilometra, të vendosur nga maqedonasit Aleksandar Chekorov dhe Alexsandar Smilkov.

    “Si një atlet profesionist unë e dija se çfarë po bëja dhe cilat sfida fizike dhe psikologjike do të hasja. Si një trajner i stërvitjes, unë jam i detyruar të provoj kufijtë e mundësive njerëzore, sepse vetëm atëherë unë mund ta përdor këtë njohuri nga përvoja ime personale në stërvitjen e atletëve më të mirë”, citohet të ketë thënë Tomislav, i cili do të marrë pllakën zyrtare të Guinness.

    Ivana Brkljaqiç, që ka përkrahur Tomislav në këtë projekt, thotë se Tomislav dërgoi një mesazh të fortë për të rinjtë për të sfiduar kufijtë e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!