×
  • Extra
  • Extra

    Kryetari i Komunës ua ndalon qytetarëve të vdesin vikendeve dhe gjatë festave

    Reporteri
    10 Dhjetor 2019 | 8:47

    Qyteza franceze e La Grelle vendosi në fuqi një ligj shumë të çuditshëm që do t’i ndalojë vdekjet e personave gjatë fundjavave dhe gjatë ditëve të festave.


    Shërbimi mjekësor për këtë qytezë ka pësuar një shkurtim në stafe duke lënë shumë pak mjekë.

    Ky vendim i Bashkiakut të La Grelle vlen për t’i tërhequr vëmendjen shtetit që të përmirësojë shërbimin mjekësor.

    Sipas tij shumë qytetarë në komunitet nuk kanë një doktor. Dhe me vendosjen e këtij ligji, nëse ata do të shkojnë në një qendër shëndetësore jashtë qytetit ata do të penalizohen.

    Gjithashtu kryebashkiaku ironizoi faktin se Franca është e gatshme të mobilizojë vendin për çështje si ndryshimi klimatik, por nuk bën asgjë për të përmirësuar shërbimin mjekësor në vendet rurale.

    Kryetari i Komunës ua ndalon qytetarëve të vdesin vikendeve dhe gjatë festave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!