×
  • Extra
  • Extra

    Kuizi pas të cilit janë fiksuar të gjithë: A e gjeni dot kodin që hap çelësin?

    Reporteri
    09 Korrik 2020 | 20:00

    Aty nga fundi i marsit, EriNeeman postoi këtë foto në Twitter dhe si shumë gjëra në internet – edhe ky kuiz “i thjeshtë” u përhap në formën e valëve dhe mbërriti edhe te ne


    Referuar postimeve online, ushtrimi ka fiksuar jo pak njerëzit, pasi duket i vështirë, por kërkon vetëm pak përqëndrim.

    Ushtrimi:

    682: Një numër është i saktë dhe në vendin e vet.
    614: Një numër është i saktë, por në vendin e gabuar.
    206: Dy numra janë të saktë, por të dy janë në vendin e gabuar.
    738: Të gjithë numrat janë të gabuar.
    380: Një numër është i saktë, por në vendin e gabuar.

    Ndonjë ide?

    Zgjidhja hap pas hapi:

    Hapi 1 – “738: Të gjithë numrat janë të gabuar”
    E fillojmë me këtë kod, që na jep më shumë të dhëna. Pra 7,3,8 përjashtohen. .

    Hapi 2 – “380: Një numër është i saktë, por në vendin e gabuar”
    E dimë që 3 dhe 8 janë të gabuar, që e bën 0 shifrën e duhur. Por 0 është në vendin e gabuar, pra duhet të jetë në vendin e parë ose të dytë.

    Hapi 3 – “206: Dy numra janë të saktë, por të dy janë në vendin e gabuar”
    E dimë që 0 është i saktë, pra ngelet 2 ose 6 numri tjetër i saktë. Duke qenë se thotë që të dy numrat janë në vendin e gabuar, tashmë e dimë që 0 s’mund të jetë në vendin e dytë. Pra është në të parin.

    Shifra e parë u zgjidh: 0[x][x]

    Hapi 4 – “682: Një numër është i saktë dhe në vendin e vet”
    Këtu, 6 vendoset në vendin e parë, për të cilin e dimë tashmë që i takon 0. Pra, numri 6 është i gabuar. Automatikisht 2 është i saktë (sepse 8 u përjashtua te hapi i parë).

    Pra deri tani kodi është 0[x]2

    Hapi i 5 – “614: Një numër është i saktë, por në vendin e gabuar”
    Numri 6 përjashtohet dhe na mbeten vetëm 1 dhe 4. Numri 4 ndodhet në vendin e numrit 2. Pra 4 është e sakta, por në vendin e gabuar.

    Kodi përfundimtar: 042

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!