×
  • Extra
  • Extra

    Kur prindërit të ofendojnë, pse asnjëherë nuk bën të zemërohesh me ta

    Reporteri
    06 Prill 2019 | 9:45

    Është e vështirë të gjeni një person që gjatë jetës ndonjëherë nuk është zemëruar me prindërit e tij. Edhe nëse ata ishin të përsosur. Dikujt i ka munguar dashuria, vëmendja, ndonjë fjalë apo vepër e mirë …


    Kur prindërit tuaj ju ofendojnë, ju kaloni nëpër disa faza:

    Bëheni destruktivë

    Shumë njerëz pëlqejnë të mbledhin fyerjet për vite dhe i mbajnë thellë brenda. Ata ndihen se sikur të “harrojnë” do ta tradhtojnë veten. Zemërimi i tejkalon dhe ata bëhen të mjerë, transmeton Reporteri.net.

    Të jetosh me ankesa të vazhdueshme kundër prindërve është e njëjtë me atë që jeton me dhimbje të vazhdueshme. Është sikurse privimi i qëllimshëm i besimit dhe dashurisë për vetveten. Nëse ne nuk i pranojmë prindërit tanë (pavarësisht se si janë), ne nuk e pranojmë veten … Lirimi nga zemërimi ndaj prindërve nuk është i lehtë, por është tepër e rëndësishme. Vendosni vetes qëllimin e faljes së prindërve tuaj, që të mos e kaloni gjithë jetën tuaj në dhimbje dhe mjerim.

    Nuk mund të jetë ndryshe

    Prindërit tuaj gjithashtu kishin prindër. Shumë prej tyre mbase janë rritur në një mjedis agresiv dhe armiqësor. Ndoshta ata kanë traumat e tyre më të thella që i transmetojnë tek ti – fëmija i tyre për shkak të dhimbjes. Natyrisht kjo nuk i justifikon ata, por ju duhet të kuptoni se këta njerëz janë të pafat, të thyer dhe se thjesht nuk mund të kishin qenë ndryshe …

    Ata ju duan aq sa munden

    Askush nuk mund të na dojë në mënyrën siç ne do të dëshironim, ashtu siç na pëlqen. Disa prindër dëshirojnë të jenë miq me fëmijët e tyre, kështu që injorojnë rolet prindërore. Për të tjerët, prindërit janë shumë të ftohtë. Duhet vetëm të pranoni faktin, se sa të jeni gjallë, prindërit do të ju duan gjithmonë…. Megjithatë, ata janë njerëz me të gjitha gabimet e tyre dhe me siguri ju duan aq sa dinë dhe munden…

    Nuk jeni më fëmijë

    Asnjë person nuk është i përsosur. Disa janë të mbërthyer në rolin e një fëmije të përjetshëm dhe vazhdimisht i kërkojnë prindërit e tyre. Ata kërkojnë prej tyre të jenë të përsosur, dhe pastaj ofendohen, sepse këta njerëz thjesht nuk mund të jenë ndryshe.

    Duhet të rriteni në raport me prindërit. Nuk jeni më fëmijë! Tani jeni një i rritur i cili duhet të kuptojë se prindërit tuaj janë vetëm njerëz me probleme. Mos i krahasoni ata me prindërit ideal, prindërit e shoqërisë apo njerëzve që i njihni.

    Mësoni të ndërtoni një marrëdhënie normale me prindërit tuaj. Mësoni t’i respektoni ata sido që të jenë. Kur më mos t’i keni në jetën tuaj, do të ndjeni vetëm pendim dhe faj! /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!