×
  • Extra
  • Extra

    Kur telefoni nuk ishte në jetën tonë, loja që u zhduk me ardhjen e teknologjisë

    Reporteri
    21 Janar 2020 | 9:47

    A po e lexoni këtë shkrim në një pajisje smart? Ka një mundësi që jeni duke e bërë këtë.


    Tani imagjinoni si do të dukeni nëse ajo pajisje papritmas do zhdukej. Si do të ndiheshit?

    I vetmuar? Pak i çmendur?

    Thonë, fëmija lind si fletë e bardhë dhe çfarëdo të shkruhet në të varet nga prindërit dhe mjedisi. Por, ndonjëherë koha me vete sjell ndryshime që ndikojnë në sjelljen e fëmijëve shumë më tepër sesa secili prind i kësaj bote.

    Në dekadat e kaluara, fëmijët me siguri janë rritur dhe pjekur në kushte shumë më të ndryshme sesa fëmijët e sotëm në pubertet. Me zhvillimin e teknologjisë moderne dhe varësinë e krijuar te fëmijët ndaj saj, shpesh shtrohet pyetja, a janë fëmijët sot më të zgjuar sepse përdorin pajisje inteligjente dhe më të pjekur sepse janë në kontakt të vazhdueshëm me mediat?

    Madje sot fëmijët nuk luajnë më jashtë. Ata nuk mbajnë mend disa nga lojërat që dikur ishin argëtimi i vetëm i fëmijëve, transmeton Reporteri.net.

    Tani fëmijët nuk luajnë më lojërat që fëmijët e viteve të 90’a i luanin dikur, ata tani qëndrojnë të mbyllur në shtëpi shumicën e kohës para ekraneve të pajisjeve teknologjike – me përjashtim të disave që ende nuk kanë një të tillë për shkak të kushteve.

    Vitet e 90-ta ishin kohë kur fëmijët luanin me klikerë. Kjo lojë përpos që luhej jashtë në lagje mund të luhej edhe brenda në shtëpi, ku me një tavllë duhani improvizohej vrima e cila nevojitej për të luajtur këtë lojë me sfera qelqi./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!