×
  • Extra
  • Extra

    Ky është “Baftijari”, gjeli VIP që këndon deri sa i bie të fikët

    Reporteri
    05 Janar 2022 | 17:08

    Keni dëgjuar ndonjëherë për një gjel që këndon deri sa I bie të fikët?

    Epo ja që ekziston dhe gjendet në Turqi. Një fermer turk zotëron gjelin që quhet Baftjar, i cili këndon më gjatë se të gjithë, deri sa “i bie të fikët”.

    28-vjeçari, Okan Gokbudak, pronari i gjelit tregon se ka marrë ftesa të shumta për të parë shpendin e tij edhe nga të emisione njohura si “Heart Breakfast”, në Angli.

    “Producentët e shfaqjes më kontaktuan në fund të prillit, dhe më thanë se duan ta përfshijnë gjelin tim Baftjar në shfaqje. Kjo është diçka e mrekullueshme dhe për këtë gjë na ftuan në Angli”, tregon Okan.

    Ndërkohë që sipas mediave të huaja fermeri është detyruar të anulojë turet e tij në shumë vende të botës për shkak se Turqia ka hyrë në izolim për shkak të pandemisë së koronavirusit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!