Për të vlerësuar angazhimin në bisedimet në Uashington, mes Kosovës dhe Serbisë, presidenti Donald Trump i ka dhuruar dje Vuçiqit në mënyrë simbolike “Çelësin e Shtëpisë së Bardhë”.


Dhurata simbolike vjen pas marrëveshjes historike ekonomike të nënshkruar mes presidentit Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit Avdullah Hoti, pas takimit dy ditor në Uashington dhe në praninë e Presidentit të Shteteve të Bashkuara.

Ndërkohë, mediat serbe raportuan se Aleksandër Vuçiç kishte përgatitur një dhuratë për Donald Trump, që do të ishte një monedhë ari të Bankës Kombëtare të Serbisë me imazhin e Nikola Teslës.

Reklamë