Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), mundëson një mënyrë për të parë sesa persona në Kosovë e kanë emrin tuaj.

Po ashtu, është edhe e dhëna e saktë për secilën komunë veç e veç.

Zakonisht emri juaj del i njëjtë edhe me dhjetëra, qindra apo edhe me mijëra të tjerë. Por një person në Kosovë, nuk e ndan emrin me askënd tjetër, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Reklamë

Nga një verifikim në këtë platformë, mund të vërtetohet se ekziston vetëm një emër i tillë në Kosovë.

Bëhet fjalë për emrin Meshari që sipas platformës del se e posedon vetëm një person në Kosovë. Në bazë të të dhënave mbi komunën prej nga vjen, del se personi në fjalë është nga Gjakova. /Reporteri.net/