×
  • Extra
  • Extra

    Ky është filmi më i tmerrshëm horror, i ndaluar në 46 shtete

    Reporteri
    08 Maj 2019 | 9:07

    Nëse jeni adhurues i madh i filmave horror me siguri që çdo vit ndiqni prurjet e reja të Hollivudit me shpresën se disa prej tyre do t’ju lënë pa frymë. Megjithatë, në shumicën e rasteve, ekziston një zhgënjim i madh.


    Adhuruesit e filmave horror njihen si njerëz që nuk preferojnë të shikojnë një film në gjendje pasive, por analizojnë dhe presin çdo hollësi. Nëse dëshiron ta ndjesh adrenalinën dhe rrëqethjen në çdo pore të trupit, atëherë  filmi “Fytyrat e vdekjes” është definitivisht për ju. transmeton Reporteri.net.

    Gjegjësisht, ky është një film horror amerikan i krijuar në vitin 1978, i drejtuar nga Conan LeCilaire me skenar nga Alan Black. Filmi i dërgon shikuesit nëpër skena të dhunshme, brutale dhe të tmerrshme të vrasjeve dhe torturës, si të njerëzve ashtu edhe të kafshëve.

    Megjithatë, kritikët nuk e pranuan mirë këtë film i cili fitoi një total prej 2.6 pikësh nga një maksimum i mundshëm prej 10 pikësh. Sidoqoftë, ajo që sigurisht është interesante është se  ky film është i ndaluar në 46 vende për shkak të skenave që përmban./Reporteri.net

    Shikojeni trajllerin:

    https://www.youtube.com/watch?v=Tsh8EesfZ5s

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!