×
  • Extra
  • Extra

    Ky është hamburgeri më i shtrenjtë në ShBA që përgatitet nga kuzhinerët “specialë”

    Reporteri
    23 Maj 2023 | 21:18

    Nëse vizitoni Philadelphian në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e keni mundësinë të provoni hamburgerin më të shtrenjtë në botë, shkruan Upi.

    I quajtur “Gold Standard”, ky hamburger kushton 700 dollarë dhe është i punuar me delikatesë nga stafi special i kuzhinës së këtij restoranti. Ky ushqim i shpejtë përmban mish, kaviar, sallatë të freskët, sos irlandez, mjaltë dhe krejt në fund copëza të arit.

    “Jemi të ngazëllyer për t’u ofruar mysafirëve tanë opsione të mahnitshme, kreative dhe të shijshme me konceptin tonë të ri të menysë”, thuhet në njoftimin e restorantit.

    Nuk është bërë e ditur sa klientë e kanë shijuar këtë hamburger deri më tani, por që ekipi i restorantit ka premtuar shije madhështore, krahas çmimit gjigant.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!