×
  • Extra
  • Extra

    Ky është partneri shumëvjeçar i Grenell, kanë një histori prekëse

    Reporteri
    23 Janar 2020 | 14:55

    Richard Grenell, i dërguari i ri special i SHBA-së për bisedimet Beograd-Prishtinë, përveç që njihet si njeri i besuar i Trumpit dhe ambasador i Amerikës në Gjermani, është një nga politikanët që ka zbuluar haptas orientimin e tij seksual dhe punon në mënyrë aktive për të drejtat e komunitetit LGBT.


    Grenell e ka bërë të ditur orientimin e tij seksual shumë kohë më parë, kur njoftoi se qenë në një lidhje të gjatë me partnerin e tij, Matt LeShey. Ata shpesh paraqiten bashkë edhe në tubime të ndryshme politike, shkruan Reporteri.net.

    Grenell ka rrëfyer se një kohë të gjatë ka vuajtur nga limfoma e cila është sëmundje kancerogjene dhe parteri i tij është ai që i ka qëndruar pranë.

    Në një emision ku ata ishin bashkë, partneri i Grenell, Matt foli asaj se si ata dolën me idenë e krijimit të një aplikacioni që mund të ndihmonte njerëzit me sëmundje të rënda dhe familjet e tyre. “Kur ta shihni se sa vuan dikush që e doni, atëherë nuk ka dyshim se do të jepni çdo gjë nga vetja që ta ndihmoni”, u shpreh ai.

    Me partnerin e tij, Matt Lashey, ai krijoi një aplikacion për të ndihmuar pacientët me kimioterapi të ndjekin aktivitetet dhe trajtimin e tyre.

    Ndryshe, Grenell po qëndron që nga dje në Kosovë, ku po zhvillon takime me krerë të institucioneve dhe të partive politike, të cilëve u ka dhënë mesazhin e njëjtë. Grenell theksoi se Amerika është e interesuar që taksa ndaj Serbisë të hiqet dhe dialogu të vazhdojë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!