×
  • Extra
  • Extra

    Ky gabim shkatërroi 15 milionë doza të vaksinës Johnson & Johnson!

    Reporteri
    01 Prill 2021 | 19:00

    Një përzierje e përbërësve në një fabrikë prodhimi në Baltimore shkatërroi 15 milionë doza të vaksinës Johnson & Johnson kundër Covid-19, sipas The New York Times.


    Kjo mund të vonojë dërgesat e ardhshme të kësaj vaksine. Nuk ka ndonjë problem me dozat e vaksinës Johnson & Johnson që janë dorëzuar tashmë, të cilat u prodhuan në Hollandë, por dhjetëra miliona doza që ishin menduar të dërgoheshin në prill, nuk do të mund të dërgohen më në afatin e përcaktuar.

    Fabrika e prodhimit, e drejtuar nga Emergent BioSolutions, mori 628 milionë dollarë nga administrata Trump vitin e kaluar për të zgjeruar kapacitetin e prodhimit të vaksinave. Fabrika ishte ende në pritje të autorizimit të FDA për linjat e saj të prodhimit të vaksinave Johnson & Johnson, dhe ky gabim i madh – të cilin burimet e Times ia atribuan gabimit njerëzor – ka të ngjarë ta vonojë atë më tej. Nuk është e qartë se si kjo pengesë do të ndikojë në disponueshmërinë e kësaj vaksine gjatë javëve të ardhshme, por kufizimi mund të dëmtojë përpjekjet e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera për të vaksinuar mjaftueshëm njerëz për “imunitetin e tufës”.

    Vaksina Johnson & Johnson funksionon vetëm më një dozë dhe metoda e krijuar është më e njohur nga mjekët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!