×
  • Extra
  • Extra

    Ky lloj kanceri po i rrezikon meshkujt më së shumti

    Reporteri
    04 Prill 2019 | 16:57

    Rreth 230 mijë burra amerikanë janë të diagnostifikuar me kancer të prostatës në çdo vit dhe thuajse 30 mijë prej tyre vdesin nga kjo sëmundje.

    Por studiuesit kanë identifikuar disa faktorë që rrisin rrezikun e një burri për këtë sëmundje, e që përfshnë:

    Moshën: Meshkujt e moshuar kanë shumë më shumë gjasa të zhvillojnë kancerin e prostatës sesa të rinj, transmeton Klan Kosova.

    Garat: Burrat afrikano-amerikanë kanë më shumë gjasa të kenë kancer të prostatës se sa burrat e tjerë dhe të diagnostikohen me kancer më të avancuar.

    Historia familjare: Një burrë, babai apo vëllai i të cilit është diagnostikuar me kancer të prostatës, ka dy ose tre herë më shumë gjasa të zhvillojë kancerin e prostatës sesa një njeri që nuk ka anëtarë të familjes me këtë sëmundje.

    Stili i jetës: Meshkujt që hanë shumë mish të kuq ose produkte të qumështit me yndyrë të lartë duket se kanë një rrezik më të lartë të kancerit të prostatës.

    Trajtimet për kancerin e prostatës përfshijnë një operacion për të hequr prostatën (prostatektominë) dhe terapi rrezatimi.

    Të dyja shpesh shkaktojnë efekte anësore të tilla si mospërmbajtje.

    Që nga trajtimi i hershëm me kirurgji ose rrezatimi jo domosdoshmërisht “shëron” sëmundjen dhe parandalon relativisht pak njerëz që të vdesin nga kanceri i prostatës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!