×
  • Extra
  • Extra

    Ky miliarder po dhuron 9 milionë dollarë falas, kush do të mund të përfitojë

    Reporteri
    10 Janar 2020 | 14:04

    Çështja më e diskutueshme në botë është nëse paratë mund të bëjnë njerëzit të lumtur, dhe kjo përgjigje do zbulohet falë një miliarderi jashtëzakonisht bujar.


    Japonezi, Yusaku Maezaëa do ndajë më shumë se 9 milion dollarë mes 1 mijë përdoruesve të Twitter, për të parë se çfarë ndikimi do ketë kjo në jetën dhe lumturinë e tyre.

    Të zgjedhurit do marrin rreth 9,100 dollarë, e t’i përdorin për çfarëdo që ju pëlqen. E vetmja gjë që ata duhej të bënin ishte një ripostim nga miliarderi. Nëse po nxitoni që të jeni pjesë e kësaj gare, atëherë konkursi është mbyllur në mesnatën e 8 janarit. Megjithatë rreth 1000 njerëz do kenë këtë fat.

    Meqenëse ky është një eksperiment social, fituesve u është kërkuar të përgjigjen në pyetësorët se çfarë kanë zgjedhur ata të shpenzojnë paratë e tyre. Ky tweet theu rekordin me 4 milionë retweet duke e bërë atë më të ndjekurin në të gjithë botën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!