×
  • Extra
  • Extra

    Ky qytet po kërkon punëtorë, paga vjetore 72 mijë euro

    Reporteri
    25 Shtator 2021 | 7:15

    Numri i vendeve të lira të punës në Mbretërinë e Bashkuar është rritur javët e fundit, me gati dy milionë vende pune në dispozicion.


    Industritë po goditen rëndë nga mungesa e stafit, me më shumë se 100 mijë njerëz të nevojshëm vetëm në sektorin e transportit.

    Rekrutëve të mundshëm po u ofrohen paga dyfish nga norma e zakonshme, në një përpjekje për të shtyrë më shumë njerëz që të aplikoujnë për punë.

    Problemet janë nxitur nga Brexiti dhe pandemia, të cilat kanë shkaktuar mungesë të punëtorëve të huaj, raporton Metro.

    Mësuesit, punonjësit e kujdesit, kuzhinierët dhe pastruesit janë të gjithë në kërkesë të lartë, me dhjetëra mijëra vende pune në dispozicion, sipas një analize nga Konfederata e Rekrutimit dhe Punësimit.

    Gjithsej 1,903,045 vende pune ishin në dispozicion në javën mes 13 dhe 19 shtatorit.

    Rritjet më të mëdha kanë ardhur në Uells dhe Irlandën Veriore, ndërsa Londra mbetet prapa.

    Një fermë në Lincolnshire po u ofron punonjësve 35 euro në orë, ekuivalente me një pagë vjetore prej 72 mijë eurosh në vit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!