Kjo skenë e pabesueshme u xhirua në një autostradë në Florida, ku shoferi i veturës të tipit BMW godet një polic patrullues dhe arratiset nga vendi i ngjarjes, transmeton Reporteri.net.
Në këtë video që u shfaq më 25 maj shihen dy policë të cilët patrullojnë në autostradë. Njëri qëndron pranë rrugës dhe bisedon me shoferin e një BMW-je të bardhë ndërsa tjetri qëndron në mes të rrugës.
Kur iu afrua kolegut të tij, shoferi i BMW ia shkel gazit duke hedhur në ajër policin.
Shikoni pamjet: