×
  • Extra
  • Extra

    Labi acarohet me fansat: Mos u merrni me mjekrën time, këqyreni leshin tuaj

    Reporteri
    03 Maj 2019 | 14:17
    Deputeti nga Ferizaji, Labiont Tahiri, vazhdon të mbajë të pa prera flokët e mjekrën në shenjë proteste që Kosova nuk po merr liberalizimin e vizave.


    Në një fjalim disa minutësh në profilin e tij, ai ka krahasuar veten e tij më Ibrahim Rugovën e Ismail Qemalin.

    Tahiri thotë që Rugova e ka mbajtur gjithmonë shallin, megjithatë nuk arriti ta shijojë pavarësinë e Kosovës.

    “Ju qe po iu del punë me mjekrën time, majeni leshin tuaj e kujdesuni për veten tuaj, për mu ska problem. Ni Ibrahim Rugovë e ka majt shallin tan jetën po kurrë nuk e ka pa pavarësinë e Kosovës, që ne po e shijojmë”, ka thënë Tahiri.

    Ndërsa për ata që ia përqeshin mjekrën e që i thonë që ta rregullojë, Labi thotë që edhe Ismail Qemali nuk e ka krehur.

    “Po iu njoftoj me mjekrën time. Do po më thojnë ndreqe anej knej.Tybe ne pas ndreq as Ismail Qemali e as Isa Boletini se tybe skanë pas zhileta “, është shpreur Labinot Tahiri.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!