Sulmuesi i Ajaksit, Dushan Tadiq, i rrezikoi organet gjenitale në ndeshjen e mesjavës në Ligën e Kampionëve që klubi i tij e fitoi si mysafir i Borussia Dortmundit në Gjermani.

Tadiqi arriti të realizojë gol në minutën e 72-të duke e barazuar rezultatin në 1:1, në takimin që holandezët e fituan 1:3.

Mirëpo gjatë këtij aksioni, ai sakrifikoi shumë pasi u përplas për shtyllën anësore duke pësuar një lëndim bizar, por mjaft të dhimbshëm.

Reklamë

Ndërkaq tani mediumi spanjoll Marca e ka publikuar një fotografi ku duket të jetë Tadiq i kthyer nga Gjermania duke bartur një allçi në pjesën ku ishte lënduar.

https://www.youtube.com/watch?v=t-HEnbFgPDY