×
  • Extra
  • Extra

    Lepuri shitet për 91.1 milionë dollarë

    Reporteri
    21 Maj 2019 | 18:39

    Lepuri në material inoksi i Jeff Koons është shitur për 91,1 milion dollarë. Skulptura e realizuar në vitin 1986, ka zhgënjyer gjithë pritshmëritë duke i tejkaluar ato duke u bërë vepra e shitur më shtrenjtë e një artisti ende në jetë, duke tejkaluar shumën 90.3 milion dollarë të pikturës “Portreti i një artisti” të David Hockney.


    Ankandi për lepurin në material inoksi nisi me shumën 50 milion dollarë dhe në përfundim ai u bë pronë e galeristit Robert Mnuchin, babai i ministrit të Thesarit të SHBA, i cili e bleu për shumën 91,1 milion dollarë.

    I adhuruar nga yjet e artit dhe klasa e lartë amerikane, Jeef Koons konsiderohet trashëgimtari i amerikanit Andy Warhol, piktor, skulptor, skenarist, producent filmi, regjisor dhe aktor, figurë mbizotëruese e lëvizjes Pop art dhe një nga artistët më me ndikim të shekullit të 20-të.

    Një tjetër vepër e Jeef Koons është “Balloon Dog”, një skulpturë qeni, tre metra e lartë dhe gati katër e gjatë, e cila duket si një tullumbace portokalli por në fakt është prej çeliku, e cila është shitur për 58.4 milion dollarë në ankandin e Christie në vitin 2013 në New York, shkruan shqiptarja.com.

    Performancat e jashtëzakonshme të Koons janë pjesë e bumit në tregun global të artit. Sipas tij, ai kërkon që përmes artit të tij: “Të mbajë të lidhur njerëzit me monumentet, jo të ftohtë por festiv, që gjenerojnë gjallëri dhe janë simbol i optimizmit, fal materializmit dhe monumentalizmit të tyre”.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!