×
  • Extra
  • Extra

    Letër nga një kamarier, drejtuar Qeverisë: Para se të na mbyllni, eja më pyet si mbijetova vitin e kaluar

    Reporteri
    06 Prill 2021 | 13:09

    Një kamarier, duke mbetur anonim, e ka shkruar një letër drejtuar Qeverisë së Kosovës, duke iu ankuar për gjendjen në të cilën ndodhet.


    Në letrën drejtuar qeveritarëve, kamarieri i fton të shohin gjendjen e tij para se ta mbyllin vendin, shkruan Reporteri.net.

    Ai i ka ftuar që ta pyesin se si ka mbijetuar vitin e kaluar dhe si po menaxhon borxhet që është future, e po ashtu edhe si arriti të paguaj ilaçet për nënën e sëmurë.

    Letra e plotë e kamarierit pa ndërhyrje:

    Leter nga nje puntor kamarier.

    Para se ta mbyllni kete popull ne kafaz,eja me pytni si i mbijetova skamjes vitin e kaluar,dhe si po i perballoj borgjet qe jam futur.

    A me pyte a kisha buk per femij dhe si po i mbaja ata.

    Eja me pyt se sa e pagujta nje thes miell dhe sa prita ne rend per ta marr ate.

    Eja me pyt se ku mora para per te ble ilaqe per nenen e semur?

    Eja me pyt se sa te shtrejta ishin ato ne ditet se sa ishim te izoluar.

    Eja me pyt si u sherova nga Covidi pa ndihmen e juaj duke paguar qindra euro ilaqe e kontrolla.

    Eja me pyt se si obligohem ta paguaj rrymen ujin dhe mbeturinat e tatimin e shtetit?

    Eja me pyt se sa hyra borgj per te i paguar detyrimet ndaj shtetit deri sa ti me izolon dhe me len pa pune.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!