×
  • Extra
  • Extra

    ‘Lindi sa një kokërr molle’, mbijeton mrekullisht foshnja duke thyer rekord botëror

    Reporteri
    30 Maj 2019 | 17:06

    Mbijeton foshnja më e vogël e lindur parakohe. Saybie është foshnja, që u konsiderua sa një kokërr molle pasi nëna e solli në jetë javën e 23 të shtazënisë në dhjetorin e vitit 2018.


    Shtatzënia u ndërpre në mes për shkak të një komplikacioni, që vinte në rrezik nënën dhe foshnjen. Mjekët ishin të pashpresë se bebja mund të mbijetonte. Ajo lindi 245 gram dhe ishte 23 cm duke u konsideruar si më e vogla e regjistruar si e lindur parakohe dhe që më pas ka mbijetuar.

    Pesë muaj më vonë foshnja ia ka dalë të marrë peshë në mënyrë të konsiderueshme dhe tani është 2.5 kg. Bebja u mbajt nën kujdes në spitalin Sharp Mary Birch në San Diego të Kalifornisë, raporton BBC, transmeton shqiptarja.com.

    Regjistrimi i mëparshëm i një rasti të ngjashëm ishte një vogëlushe nga Gjermani, e cila peshonte 252 g në vitin 2015 dhe një bebe në Japoni, e cila lindi në fillim të këtij viti dhe peshonte 268 gram.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!