×
  • Extra
  • Extra

    Lindin binjakë, njëri në vitin 2021 e tjetri 2022

    Reporteri
    03 Janar 2022 | 14:29

    Dy foshnje binjake kanë hyrë në histori për faktin se kanë lindur me 15 minuta diferencë, njëri në vitin 2021 e tjetri në 2022.

    Nëna e tyre, Fatima Madrigal nga Kalifornia e lindi Alfredo Antonio Trujillon në ora 23:45, derisa 15 minuta më vonë, lindi Aylin Yolanda Trujillo.

    “Është e jashtëzakonshme që ata janë binjakë pasi kanë ditëlindje të ndryshme”, deklaroi nëna para media, duke u shprehur shumë e lumtur për lindjet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!