×
  • Extra
  • Lista

    Filmat më të mirë të 2023-tës, sipas Barack Obamas

    Reporteri
    30 Dhjetor 2023 | 10:32

    Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, ka bërë një listë të filmave të tij të preferuar të vitit 2023, raporton Deadline.

    Në listën e ish-presidentit amerikan u përfshinte filma të prodhuar nga “Higher Ground”, kompania prodhuese e filmave e themeluar nga ai dhe gruaja e tij Michelle Obama. Ai pranoi favorizimin e tij ndaj filmave si “Rustin”, “Leave the World Behind” dhe “American Symphony”.

    “Jam tendencioz pasi këta filma janë prodhuar nga ‘Higher Ground’, por këta janë në fakt tre nga filmat më të mirë që pashë këtë vit”, ka shkruar Obama, në një postim në rrjetin social “X”, platforma që më parë njihej si Twitter.

    Ai gjithashtu ndau filma të tjerë që ka preferuar gjatë vitit, ku përfshiheshin” Oppenheimer” i Christopher Nolanit, ku aktori Cillian Murphy luan rolin e krijuesit të bombës atomike, J. Robert Oppenheimer.

    Filmi me regji të Ben Affleck, “Air”, që flet rreth ngritjes së brendit “Nike” përmes yllit të basketbollit, Michael Jordan, ishte gjithashtu në listën e tij.

    Edhe filmi “A Thousand and One”, ishte listën e Obamas. Ky film flet për një grua që rrëmben djalin e saj nga sistemi i kujdesit kujdestar.

    Filma të tjerë që hynë në listën e ish-presidentit përfshinin “The Holdovers”, “Blackberry”, “American Fiction”, “Anatomy of a Fall”, “Monster”, “Past Lives”, dhe “Polite Society”.

    “Update: Sapo pashë ‘The Color Purple’ dhe më pëlqeu shumë. Po e shtoj në këtë listë si një nga filmat e mi të preferuar të vitit”, ka shkruar gjithashtu ish-presidenti, duke shtuar në listë filmin e ri.

    Obama ka shkruar edhe për grevën e aktorëve dhe skenaristëve në Hollywood.

    “Më parë këtë vit, skenaristët dhe aktorët hynë në grevë për të kërkuar kushte më të mira të punës. Kjo çoi në ndryshime të rëndësishme që do ta transformojnë industrinë për mirë”, ka shkruar Obama.

    Ish-presidenti Obama më parë kishte ndarë edhe një listë të librave të tij të preferuar, ku përfshiheshin “How to Say Babylon” të Safiya Sinclair, “Some People Need Killing” të Patricia Evangelista, “This Other Eden” i Paul Harding dhe “The Heaven & Earth Grocery Store” i James McBride.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!