×
  • Extra
  • Lista

    Katër vendet ku ndalohet fotografimi

    Reporteri
    04 Korrik 2019 | 10:25

    Kisha e Sistines në Romë, Taj Mahal në Indi janë vetëm disa nga vendet ku është i ndaluar fotografimi.


    Gjithashtu për shkak se, siç ndodh në Paris, ekziston rreziku i shkeljes së “të drejtës së autorit” të projektuesit të dritës.

    Kisha e Sistines

    Pavarësisht se është një nga atraksionet më të njohura turistike në botë, brenda Kishës Sistine nuk lejohet të bëhen fotografi ose video dhe arsyeja është: nga 1980 deri më 1994 kisha u restaurua dhe ajo që ka financuar 4.2 milionë dollarët ( pak më shumë se 3.7 milionë euro) e nevojshme për ndërhyrjen ishte Korporata e Rrjetit të Televizionit të Japonisë i cili, në këmbim, mori të drejtën ekskluzive për të fotografuar dhe filmuar ndërtesën. Në të vërtetë, këto të drejta mbaruan tre vjet pasi çdo pjesë e restaurimit ishte përfunduar, por Vatikani vendosi të mbajë ndalimin në vend për të mbrojtur veprat e çmuara të artit nga dritat e kamerës.

    Kulla e Eiffelit

    Nëse po planifikoni një ikje romantike në Paris, me selfiet pas perëndimit të diellit përpara Kullës së Eiffelit, pjesa e dytë e programit nuk do të jetë e realizueshme: teknikisht, në fakt është e paligjshme të bësh fotografi të monumentit historik pas perëndimit të diellit, sepse loja e dritave të instaluara nga Pierre Bideau më 1985 është një vepër artistike e mbrojtur me të drejtën e autorit.

    Gjykata e Lartë e Uashingtonit

    Nëse fotot lejohen në hapësirat publike të Gjykatës Supreme, ata që shkrepen në sallën e gjyqit (e cila është ndoshta arsyeja pse vizitoni ndërtesën historike në Uashington) janë të ndaluara sipas Ligjit Federal 53, i cili përcakton ndalimin “e fotografimit ose filmimit në gjykatë gjatë procedurave gjyqësore”.

    Taj Mahal

    Shumë njerëz janë të bindur gabimisht se Taj Mahali është një pallat: në të vërtetë, është një mauzole e porositur nga perandori Shah Jahan për të strehuar eshtrat e gruas së vdekur dhe, si e tillë, fotografitë brenda saj janë të ndaluara.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!