Kur bëhet fjalë për të luftuar rrudhat dhe moshën, çdo femër është e gatshme të bëjë gjithçka, por shpeshherë mënyrat më të mira janë fare afër, pa u orvatur në kërkim të kremrave dhe ndërhyrjeve të pafundme për të pasur një fytyrë gjithmonë të re.
Maska me maja birre është mjaft e thjeshtë dhe fare pa kosto. Mund ta përdorësh një ose dy herë në javë dhe lëkurën do ta kesh gjithmonë të shkëlqyeshme dhe të shëndetshme, pa asnjë rrudhë. Është një maskë qetësuese dhe ushqyese në të njëjtën kohë.
Majaja e birrës lufton infeksionin dhe rekomandohet të përdoret për çdo lloj moshe (edhe nga adoleshentët, pasi lufton infeksionet dhe puçrrat e fytyrës).
Përdorimi:
Një lugë gjelle maja birre përzieje me pak ujë të ngrohtë. Pasi masa të bëhet në formë brumi, përhape në fytyrë dhe në qafë. Pasi ta kesh mbajtur për 20 minuta, shpëlaje me ujë të ngrohtë. Pas kësaj maske, rekomandohet që fytyrën ta lyesh me pak vaj ulliri që të mos thahet.
Një përdorim tjetër i maskës me maja birre është edhe përzierja me kos:
Tri lugë gjelle kos dhe një lugë maja birre përzieji në një enë të vogël prej qelqi. Përzieji mirë derisa masa të bëhet homogjene. Përhape me kujdes në fytyrë dhe qafë dhe pas 20 minutash shpëlaje fytyrën me ujë të bollshëm. /shqiptarja/.