Gjykata e Lartë e Koresë së Jugut ka refuzuar pretendimet e një kompozitori amerikan se producentët e këngës së famshme për fëmijë, “Baby Shark”, kopjuan veprën e tij duke i dhënë fund një beteje 6-vjeçare.
Gjykata pranoi dy vendimet e gjykatave më të ulëta që ishin në favor të Pinkfong, kompanisë koreano-jugore që krijoi refrenin “doo doo doo doo doo doo” i cili është transmetuar miliarda ehrë.
Jonathan Wright regjistroi një version të melodisë në vitin 2011 duke u mbështetur në një këngë popullore për fëmijë. Versioni i Pinkfong doli në 2016.
Wright tha se ai kishte të drejtat e autorësisë së interpretimit, por Pinkfong u kundërpërgjigj se versioni i saj ishte një krijim i së njëjtës këngë që është e aksesueshme publikisht.
Gjykata vendosi se versioni i Wright “nuk kishte arritur një nivel ndryshimi thelbësor” nga kënga popullore origjinale që të konsiderohej si e përveçme, pra nuk mbrohet si vepër unike sipas ligjit të të drejtave të autorësisë.
Kënga “Baby Shark” e Pinkfong u bë virale pasi doli në Youtube, bashkë me kërcimin. Në nëntor 2020, në kulmin e pandemisë u kthye në këngën më të shikuar në platformë me mbi shtatë miliardë klikime. Një vit më vonë, u bë videoja e parë që arriti në 10 miliardë klikime.