×
  • Extra
  • Extra

    Mahnituni me 9 tregjet përrallore të festave të funditvitit

    Reporteri
    12 Dhjetor 2019 | 17:44

    Festat e fundvitit janë një arsye më shumë që plot njerëz në botë të udhetojnë. Kjo për atmosferën që krijohet në qytete të ndryshme, sidomos përmes ‘tregjeve festive’ që vendosen kudo në botë.
    CNN ka përmbledhur disa nga tregjet më të mira festive për këtë vit, dhe këto janë disa nga to, shkruan Reporteri.net.

     

    Strasburg, Francë
    Strasburgu, në Francën lindore, është shtëpia e një prej tregjeve më të vjetra të Krishtlindjeve të Evropës, duke datuar nga 1570. Ky treg ka nja 10 lokacione me 300 stande, që do të thotë se është e lehtë të kalosh pjesën më të mirë të një jave.

    Vjena, Austri
    Kur vjen puna të festat, nuk mund ta injorosh Vjenën. Tregu i parë i festave në kryeqytetin austriak u mbajt në vitin 1298 dhe sot qyteti ka më shumë se 20 ngjarje gjatë festave. Me rreth 150 stande që shërbejnë gjithçka, tregu gjithashtu krenohet me një shesh patinazhi të madh.

    Toronto, Kanada
    Shkojmë përtej oqeanit, në Toronto të Kanadasë. Vitet e fundit në këtë treg të famshëm është ngritur një tunel me drita, i gjatë 100 metra, duke u shtuar akoma më shumë magji festave.

    Praga, Çeki
    Praga, një qytet fantastik për ta vizituar, e pse jo edhe gjatë festave Ata kanë dy tregje festive dhe i hapin ato çdo ditë nga 30 Nëntor deri më 6 Janar, përfshirë Ditën e Krishtëlindjes.-

    Birmingham, Angli
    Një qytet në Angli, Birminghami krenohet me tregun e vetë të festave dhe me zhurmën që krijojnë njerëzit. Organizuar në Sheshin Victoria nga 7 Nëntori deri në 23 Dhjetor, Birmingham konkurron rivalët e tij kontinental me mbi 80 stande që shesin gjithçka, nga bizhuteri e deri të lodrat e punuara me dorë.

    Berlin, Gjermani
    Berlini është një destinacion jashtëzakonshëm i njohur gjatë sezonit festiv falë tregjeve.
    Qyteti ka punuar shumë për të rinovuar pjesën e tij sezonale vitet e fundit, pas një sulmi terrorist në tregun e Breitscheidplatz në vitin 2016 që çoi në mbylljen e përkohshme të shumë tregjeve të tjera në kryeqytet.

    Bryant Park, New York
    Kur bëhet fjalë për festa e shou, nuk mund ta injorosh Amerikën, në vecanti qytetin që rri zgjuar gjithmonë, New York. Ky treg i hapur në stilin evropian në Bryant Park është një nga tregjet më të njohura të Krishtëlindjes në New York. Me rreth 125 kioska të dizajnuara me porosi që shesin bizhuteri dhe artizanale nga e gjithë bota, ka shumë për të mbajtur vizitorët të zënë. Ajo që e bën të veçantë: Një shesh patinazhi në natyrë prej 17,000 metra katrorë.

    Zagreb, Kroaci
    Tregu i festave në Zagreb është votuar së fundi si një nga destinacionet mëtë mira në Evropë.
    Arsyet janë të shumta: një shesh patinazhi në akull, gdhendje të skulpturave të gjalla të akullit, bare të pop-up, stande për ushqim në rrugë dhe pika muzikore në natyrë.
    Tramvaji i Krishtëlindjes “Jolly” është i vështirë për tu injoruar. Këtu fëmijët, edhe fëmijët e mëdhenj, mund të lundrojnë nëpër qendrën e qytetit të shoqëruar nga Babdimri dhe shoqerueset e tij.

    Prishtinë, Kosovë
    Ndonëse CNN nuk e ka vendosur në listë, po e vendosim ne. Në një atmosferë depresive politike në vend, tregu ‘Verë n’Dimër ka krijuar një gjallëri në qytet. Muzika, vera e nxehtë, caji, dritat dhe njerëzit e bëjnë të vecantë atë për qytetarët e Prishtinës por edhe të komunave tjera. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!