×
  • Extra
  • Extra

    Marinari i parë i verbër që kalon Paqësorin pa ndërprerje

    Reporteri
    22 Prill 2019 | 17:16

    Në vitin 2013 ishte një balenë që e ndaloi atë (duke rrezikuar jetën e tij në një anije). Por ai nuk u dorëzua. Dhe sot mund të festojë.


    Mitsushiro Iwamoto, 52 vjeç, është marinar i parë me dëmtime në shikim, që ka përfunduar kalimin e Oqeanit Paqësor pa ndërprerje.

    Rreth 8.700 milje (rreth 14.000 km) në shoqërinë e Doug Smith-it, udhërrëfyesi amerikan, i cili e ndihmoi atë duke komunikuar drejtimin dhe forcën e erës (dhe pengesat e mundshme në horizont).

    Iwamoto bëri gjithçka tjetër, duke manovruar timonin dhe lundrat i vetëm. Deri sa arriti në Fukushima, më pak se dy muaj pas largimit nga Kalifornia.

    “Është ëndërr që bëhet realitet,” tha Iwamoto pas mbërritjes. Jahti i tij, 40 metra (12 metër) bëri një ndalesë në Fukushima të shtunën në mëngjes, duke përfunduar udhëtimin e tij 52-ditor.

    Ai e kishte provuar atë herën e parë gjashtë vjet më parë, por vetëm 5 ditë pas largimit nga porti i Fukushimas, anija e tij ishte përplasur me një balenë, ishte fundosur dhe ai kishte shpëtuar. Këtë herë japonezit i shkoi ndryshe dhe ishte me fat. Udhëtimi doli me sukses. I verbër, por me një zemër të madhe si të një balene. Mitsushiro Iwamoto ia doli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!