×
  • Extra
  • Extra

    “Marre mem qit syreta t’grave mue aty” – Flet i indinjuar i moshuari pasi murali i Rita Orës u vendos në objektin ku ai jeton

    Reporteri
    15 Prill 2021 | 19:38

    Një burrë i moshuar në Ferizaj ka kundërshtuar vendosjen e muralit të këngëtares Rita Ora në objektin ku ai jeton.


    Ai thotë se është turp të vendosen fotografi të grave.

    “ Kanë shku ma kanë vnu një gru në shpi teme. Pse ma keni vnu?- ju thashë
    Se ti je vejan më thanë. Më kanë ba horë bre bac, edhe më thojshin ta kemi vnu se je vejan”, thotë plaku.

    Ai thotë se do të duhej që komuna të merrte leje nga ai edhe pse për Rita Orën thotë se është vajzë e bukur dhe e mirë.

    “Kqyre motra jemi, kqyre argumentin ku e kanë vnu në shpi teme. Marre bre mem qit mu syreta të grave, veç që jam vejan, po nejse forca e bon. Ajo është e bukur, e njeri i mirë po këta ku e gjetën bash mu me ma vnu aty? Për çfarë arsye ata me mu përgjegj mua. Po mue më ra në sy rond. Edhe qito me kanë tu më përgjigjet Agimi. Janë do rreglla mem, duhet me ma pru vendimin. Veç kur i ka çu ustallartë edhe e kanë ngjit aty. Bukur është po pse nuk më kanë pyt në shpi teme më kanë vnu gra më kanë bo horë aty”, thotë I m0shuari për ATV.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!