×
  • Extra
  • Extra

    Marsi në shenjën e Binjakëve: Këto shenja të Horoskopit duhet të kenë kujdes deri më 15 Maj

    Reporteri
    10 Prill 2019 | 18:48

    Planeti Mars hyri në shenjën e Binjakëve dhe do të qëndrojë aty deri më 15 maj. Në astrologji, Marsi përfaqëson artet marciale, tensionet dhe zemërimin, dhe gjithashtu kërkon gjetjen e zgjidhjeve për problemet me të cilat ballafaqoheni.


    Gjatë këtij tranzicioni, kalimi i planetit Mars përmes Binjakëve e do të ndikojë në të gjitha shenjat e zodiakut. Energjia juaj psikike do të jetë e fortë. Kjo do të thotë se do të flasësh shumë më tepër, do të jesh sarkastik, do të ndihesh nervoz dhe do të përpiqesh të bësh disa gjëra në të njëjtën kohë. Për shkak të rritjes së motivimit, do të synoni të kryeni sa më shumë obligime për një kohë të shkurtër. Megjithëse puna mbi disa gjëra do të duket papritur e lehtë, do të vazhdoni të jeni sipërfaqësorë dhe jo të saktë. Do të shpenzoni shumë kohë duke i korrigjuar gabimet, transmeton Reporteri.net.

    Në momentet kur nuk keni obligime, do të ndiheni keq dhe do të mendoni shumë, ose do të jeni në kërkim të aksionit. Nevoja për miqësi do të rritet dhe do të kaloni shumicën e kohës duke u përpjekur të kapërceni disa probleme. Ju po ashtu do të përpiqeni t’u dëshmoni të tjerëve që ju keni të drejtë me zgjedhje të lira logjike, ose do të mbërtheheni në versionin tuaj dhe do të debatoni vetë. Kjo nuk do të ketë një ndikim të madh në bisedat joformale, por nëse jeni duke negociuar për diçka të rëndësishme, përpiquni të arrini në synimin kryesor sa më shpejt që të jetë e mundur dhe mos u largoni nga tema.

    Nëse keni probleme me fjetjen, situata mund të përkeqësohet në muajin e ardhshëm. Kalimi i Marsit përmes binjakëve është një periudhë e favorshme për sport dhe rekreacion. Aktiviteti fizik do t’ju ndihmojë të bëni gjumë më të mirë dhe më të lehtë. Nëse keni lindur në shenjën e Binjakëve, Peshores, Shigjetarit ose Peshqve, jini të kujdesshëm në sport dhe komunikacion, Marsi do të jetë armiqësor ndaj jush, kështu që mund të ndodhin disa lëndime, shtrëngime të muskujve ose lëndime aksidentale. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!