×
  • Extra
  • Extra

    Mbajti tri vjet burg, lirohet pëllumbi që u “arrestua” për spiunazh

    Reporteri
    02 Qershor 2020 | 14:20

    Policia indiane liroi ​​një pëllumb të Pakistanit pasi u mbajt në arrest për 3 vite, i dyshuar për spiunazh. Pëllumbi, i cili i përkiste një peshkatari pakistanez, që fluturonte mbi territorin e midis Pakistanit dhe Indisë, ishte kapur nga qytetarët indianë.


    Pronari, i quajtur Habibulla, u kishte kërkuar indianëve që ta kthenin pëllumbin dhe të mos ia jepnin policisë.

    Megjithatë, banorët e zonës u bënë dyshues për një seri numrash të shkruara në këmbët e pëllumbave, duke i konsideruar ata një mesazh të koduar të destinuar për luftëtarët islamistë pro-pakistanezë që vepronin në territorin e diskutueshëm midis Pakistanit dhe Indisë.

    Pronari, megjithatë, gjithmonë ka pohuar se pëllumbi i tij ka marrë pjesë në gara dhe numrat ishin numri i celularit të tij për të telefonuar në rast emergjente. Tani policia ka liruar pëllumbin, në paraburgim që nga tetori i vitit 2016, duke e liruar kështu nga akuza për spiunazh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!