×
  • Extra
  • Extra

    Mbi 40 deve përjashtohen nga konkursi i bukurisë për shkak të botoksit në Arabinë Saudite

    Reporteri
    09 Dhjetor 2021 | 8:35

    Autoritetet saudite kanë kryer goditjen e tyre më të madhe ndonjëherë ndaj konkurrentëve të bukurisë së deveve që morën injeksione Botox dhe prekje të tjera artificiale, njoftoi të mërkurën Agjencia shtetërore Saudite e Shtypit, me mbi 40 deve të skualifikuara nga konkursi vjetor, shkruan AP.

    Festivali i popullarizuar i deveve të mbretit Abdulaziz të Arabisë Saudite, i cili filloi në fillim të këtij muaji, fton mbarështuesit e deveve më të bukura të konkurrojnë për të fituar çmimin rreth 66 milionë dollarë.

    Sipas rregullave të festivalit, ndalohen rreptësisht injeksionet e botoksit, ndryshimet e tjera kozmetike për t’i bërë devetë më tërheqëse. Juritë vendosin fituesin në bazë të formës së kokës, qafës, veshjes dhe qëndrimit të devesë.

    Gjyqtarët në festivalin njëmujor në shkretëtirën verilindore të kryeqytetit saudit, Riad, po përshkallëzojnë masat e tyre kundër deveve të rritura artificialisht, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve, duke përdorur teknologji “të specializuar dhe të avancuar” për të zbuluar ngatërresat.

    Këtë vit, autoritetet zbuluan se dhjetëra mbarështues kishin fryrë buzët dhe hundët e deveve, kishin përdorur hormone për të forcuar muskujt e kafshëve.

    Mbarështimi i deveve është një industri shumëmilionëshe dhe ngjarje të ngjashme zhvillohen në të gjithë rajonin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!