×
  • Extra
  • Extra

    Mbretëresha Elizabetë kurrë nuk mban para me vete, këtë e bën vetëm një ditë të javës

    Reporteri
    16 Prill 2019 | 16:43

    Të thuash se mbretëresha e Anglisë ka pak para sigurisht se është një eufemizëm – pasuria e saj vlerësohet të jetë 500 milionë dollarë. Por gjëja më interesante është se pavarësisht nga gjithë kjo pasuri, mbretëresha kurrë nuk  bart para me vete, dhe vetëm një ditë në javë është një përjashtim nga ky rregull, shkruan The Independent, transmeton Reporteri.net.


    Pra, ajo bart me vete para vetëm të dielën kur viziton kishën dhe dhuron para, ka zbuluar shkrimtarja e biografisë mbretërore në vitin 2012. Në vend të parave, mbretëresha absolutisht gjithmonë në çantë mban syzet për lexim. Ajo është e vetmja në familje që nuk ka nevojë për pasaportë kur udhëton jashtë vendit. Të gjithë anëtarët e tjerë të familjes mbretërore, si Duka i Edinburgut ose Princi i Uellsit, kanë pasaporta.

    Nuk i duhet patentë shoferi. Për mbretëreshën, nuk ka kufizim të shpejtësisë së përcaktuar – ajo mund të vozisë aq shpejtë sa dëshiron dhe nuk do të marrë ndonjë gjobë për këtë. Përveç kësaj, mbretëresha kurrë nuk e ka kaluar provimin për marrjen e patentës së shoferit, edhe pse të gjitha patentat për banorët e Mbretërisë së Bashkuar lëshohen në emër të saj.

    Mbretëresha po ashtu nuk ka nevojë të paguajë taksat si shumica e njerëzve në vende të tjera anembanë botës,  të cilët duhet të paguajnë tatimin ligjor mbi të ardhurat e tyre. Mbretëresha është e përjashtuar nga ky ligj, por si një sunduese e drejtë, ajo ka paguar vullnetarisht taksat që nga viti 1992. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!