×
  • Extra
  • Extra

    Mbrojtja nga kanceri i gjirit, çfarë duhet të ndryshoni në stilin e jetesës

    Reporteri
    29 Tetor 2019 | 11:56

    Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 30-40% të personave preken me kancerin e gjirit si pasojë e mungesës së aktivitetit fizik dhe kequshqyerjes, obezitetit dhe faktorët gjenetikë.


    Ja disa gjëra që do të duhet të ndryshoni në mënyrë e jetesës:

    1) Duhet të fokusoheni në një dietë të balancuar dhe të pasur me antioksidues.

    2) Dieta juaj duhet të jetë e pasur në fruta/perime (5-6 proporcione) ditore.

    3) Duhet të kontrolloni peshën tuaj trupore dhe masën dhjamore.

    4) Mundohuni të konsumoni vakte të shpeshta dhe të rregullta. Mund të konsumoni deri në 6 vakte të vogla përgjatë ditës.

    5) Evitoni konsumimin e sheqerit.

    6) Kontrolloni konsumin e mishit të kuq. Por, jo të evitohet totalisht konsumi i tij.

    7) Evitoni konsumin e alkoolit, sidomos tek përqindjet e larta. Vera dhe birra mund të konsumohen ne proporcione të kontrolluara, 1 gotë vere 170ml dhe 250ml 1 gotë birrë në javë.

    8) Evitoni konsumin e kripës, sidomos nëpërmjet produkteve të ambalazhuara, ndërsa tek gatimet këshillohet rreth 5 gr kripë.

    9) Sipas udhëzimeve shëndetësore amerikane, aktiviteti fizik (US Dietary Guidelines 2005) luan një rol kryesor për të mirëmbajtur peshën trupore, por dhe gjendjen fizike. Këshillohet të keni 45 minuta /5-6 herë në javë aktivitet me intensitet mesatar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!