×
  • Extra
  • Extra

    Me 100 mijë shishe të plastikës ndërtoi një ishull të bukur lundrues

    Reporteri
    06 Prill 2019 | 22:32

    Richart Sowa, një artist nga Anglia, i tregoi botës se si mund të përdoren ndryshe shishet e plastikës, kur ai ktheu 100 mijë prej tyre në një ishull të bukur lundrues.

    Ekspertët thonë se gjatë dekadave të fundit janë deponuar 6.3 miliardë tonë mbeturina plastike, vetëm 9% e tyre kanë shkuar në riciklim.

    Për të luftuar ndotjen dhe për të parandaluar një katastrofë globale, duhet ricikluar shumë më shumë mbeturina sesa tani.

    Projekti i tij lundrues filloi kur artist Richart Sowa e kuptoi se shishet e plastikës qëndrojnë gjatë dhe mund t’i shërbejë si një material i mirë ndërtimi, transmeton klankosova.

    Është e pabesueshme, por një shishe plastike mund të zgjasë deri në 450 vjet për t’u tretur, gjë që e bën atë një mbetje toksike për mjedisin, por gjithashtu një material ndërtimi shumë të qëndrueshëm.

    Artisti thotë se përdorimi i shisheve të plastike dhe mbetjeve të tjera për ndërtimin e ishujve është e ardhmja e njerëzimit.

    “Të gjitha gjërat që nuk i duam, të gjitha ato plehra që nuk dimë ç’farë t’u bëjmë, mund t’i zgjidhin problemet e botës”, thotë Richart.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!