×
  • Extra
  • Extra

    Me koeficient shumë të lartë të inteligjencës, diplomoi vetëm 14 vjeç: Nuk do ta besoni çfarë pune bën sot

    Reporteri
    14 Mars 2019 | 13:41

    Adragon de Melo u diplomua në Universitetin e Kalifornisë në moshën 11 vjeçare, ka koeficient të inteligjenncës prej 200, dhe plani i babait të tij ishte të fitonte Çmimin Nobel deri në vitin e tij të 16-të të lindjes.

    Babain e tij mund ta falënderojë ose fajësojë për sukseset e tij.

    Agustin de Medo, babai i Adragonit, ishte shumë këmbëngulës për të arritur qëllimin e tij. “Ëndrrat që njerëzit dëgjojnë, çmimi Nobel dhe PhD, janë kryesisht nga babai im. Këto gjëra nuk kanë rëndësi për mua”, tha Adragon për televizionin CBS, transmeton Reporteri.info

    Në moshën 11 vjeç, ai përfundoi universitetin dhe për vite ishte njeriu më i ri që u diplomua nga kolegji në historinë e Shteteve të Bashkuara. Adragoni e dinte të gjithë alfabetin  kur kishte vetëm 2 vjet, dhe në moshën 3-vjeçare mësoi të lexonte dhe të shkruante. Prindërit e tij u divorcuan në vitin 1988 dhe pas një qëndrimi të shkurtër në familjen kujdestare, ai jetoi me nënën e tij, Keti Gan.

    Edhe pse u diplomua nga kolegji, ai regjistroi shkollën e mesme nën një emër tjetër. Ai thotë se ndihej rehat sepse ashtu askush nuk e dinte kush ishte ai. Pasi babai i tij vdiq nga kanceri i fshikëzës, Adragon u punësua nga një kompani e njohur”The Home Depot” si tregtar afarist. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!