×
  • Extra
  • Extra

    “Me mjekërr e kursimtar”, studimet tregojnë se çfarë mashkulli u pëlqen femrave

    Reporteri
    18 Prill 2021 | 10:57

    Kuptimi i përsosmërisë dallon nga personi te tjetri, mirëpo shkencëtarët megjithatë kanë provuar të gjejnë karakteristikat fizike, të cilat do të duhej t’i ketë mashkulli i përsosur.


    Këto janë disa nga predispozitat, të cilat meshkujve ua rrisin shanset te femrat. Madje kjo në bazë të fakteve shkencore.

    Vetulla të trasha dhe mjekra në formë katrore

    Hulumtimet kanë treguar që femrat i preferojnë meshkujt e këtillë kur mendojnë për lidhje afatgjatë.

    Mjekra e parruar

    Midis meshkujve të rruar dhe të atyre të parruar, femrat më me dëshirë kanë zgjedhur ata me mjekër të dendur, sepse këtë karakteristikë e lidhin me burrërinë.

    Buzëqeshja diskrete

    Femrat duan kur meshkujt kanë buzëqeshje diskrete. Shkencëtarët konsiderojnë që kjo është arsyeja përse femrat i duan “meshkujt e rrezikshëm”.

    Mosha

    Nëse femrës i imponohet që të zgjedhë midis mashkullit të moshës së saj dhe atij pak më në moshë, kryesisht do ta zgjedhë atë më në moshë. Shkencëtarët këtë e quajnë “Efekt George Clooney”.

    Kursimtari

    Duket që femrat preferojnë meshkujt kursimtarë, sepse ata lënë përshtypje vetëkontrolli.

    Sensi për humor

    Hulumtimi i ngjashëm me numër telefoni është bërë edhe në këtë rast – femrat më me dëshirë u kanë dhënë numrat tipave të cilët kanë ditur të bënin shaka, sesa atyre të tjerëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!