×
  • Extra
  • Extra

    “Mëkatet e babait tim” sjell historinë e bosit të drogës Escobar

    Reporteri
    20 Tetor 2019 | 16:40

    “Mëkatet e babait tim” është një film dokumentar argjentinas-kolumbian me regji nga Nicolas Entel, i cili sjell në ekran historinë e bosit famëkeq të drogës Pablo Escobar, ndryshe nga herë të tjera në këtë rast nga këndvështrimi i djalit të tij.


    Djali i Escobarit, i cili jeton në Argjentinë quhet Sebastián Marroqun.

    Ai ishte vetëm 16 vjeç kur babai i tij qe vrarë.

    Nga frika se mund të pësonte edhe ai, së bashku me nënën ishin arratisur dhe madje edhe kishin ndryshuar identitetin.

    Përveç rrëfimit personal të djalit të Escobarit, filmi eksploron historinë e Kolumbisë si një “narkoshtet” dhe tregtinë e paligjshme në vend.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!