Ndërkohë që një grua në shtetin amerikan të Floridës po përballej me frikën se një hajdut kishte hyrë në shtëpinë e saj, ajo u përball me një befasi edhe m të pakëndshme.


 Mary Wischhusen u zgjua në mëngjesin e hershëm të së mërkurës nga një zhurmë e madhe që ndihej në kuzhinë, kur shkoi aty, gjëja e parë që pa ishte goja e madhe e një aligatori, transmeton Reporteri.net.

Reklamë

Menjëherë, ajo u kthye në dhomën e saj të gjumit, mbylli derën dhe thirri policinë. 

Policia kapi zvarranikun dhe në Twitter publikoi disa fotografi të këtij misioni. /Reporteri.net

https://www.facebook.com/ClearwaterPolice/posts/2197743596947494