×
  • Extra
  • Extra

    “Menduam se ishin mbeturina”- dëshmitarët rrëfejnë momentin rrëqethës kur babai hedh foshnjën nga kati i pestë

    Reporteri
    18 Qershor 2019 | 11:31

    Një burrë është arrestuar nga policia  pasi hodhi djalin e tij një vjeçar nga dritarja e një ndërtese pesë katëshe në jug-perëndim të Kinës.


    Foshnja u shpall e vdekur në vend të ngjarjes. Babai 29-vjeçar i fëmijës, i quajtur Zhang, po debatonte me nënën e tij, përpara se të tërbohej dhe të hidhte djalin një vjeçar nga dritarja, transmeton Reporteri.net.

    Sipas mediave kineze, Zhang para autoriteteve policore pranoi se kishte hedhur djalin e tij nga dritarja.  Gjyshi i fëmijës tha se foshnja po festonte ditëlindjen e tij të parë kur ndodhi tragjedia. 

    Roja e sigurisë Yuan rrëfeu momentin e tmerrshëm: “Isha duke qëndruar rreth 10 metra nga kabina ime e rojës,  kur pashë diçka që hidhej nga sipër. Në fillim mendova se ishin mbeturina, por më vonë zbulova se ishte një fëmijë – atëherë bërtita”.

    Babai i foshnjës thuhet se pas ngjarjes u përpos të hidhej nga dritarja, por u ndalua nga prindërit e tij./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!