×
  • Extra
  • Extra

    Merr fund maskarada, burri divorcohet nga gruaja 9-vjeçare

    Reporteri
    06 Shtator 2019 | 19:09

    Martesa e një 28-vjeçari me një vajzë 19 vjet më të vogël është anuluar nga autoritetet iraniane prej presionit publik. Pamjet e djalit duke u martuar me vajzën e mitur, 9 vjeçe u bënë virale, shkruajti gazetari Babak Tagve në Twitter.


    Videoja u publikua në rrjet nga gazetarja që mbron të drejtat e grave, Masih Alinejad.

    “Emri i këtij pedofili 28-vjeçar është Milad Cheshani. Ai është anëtar i grupit militant Basij. Vajza quhet Fatima Sayyadi. Milad Cheshani mori lejen e gjykatës islamike për tu martuar me këtë vajzë të mitur”, shkruajti gazetarja.

    Pas kësaj, 28-vjeçari tha se është martesë e përkohshme dhe kërcënoi gazetarët që e kritikuan për akte pedofilie. Kështu raporton gazetari Babak në llogarinë e tij në Twitter.

    Autoritetet iraniane nisën hetimet dhe anuluan martesën sepse, sipas ligjit iranian, një vajzë mund të martohet pas moshës 13-vjeçare dhe djali pas moshës 15-vjeçare.

    Ndërkohë prindërit e vajzës do të gjykohen si të dyshuar për organizimin e martesës së paligjshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!