×
  • Extra
  • Extra

    Meshkujt që nuk mund të bëjnë 10 pompa, janë në rrezik më të madh të sëmundjeve të zemrës

    Reporteri
    08 Prill 2019 | 15:42

    Meshkujt e moshës së mesme, të cilët nuk mund të kompletojnë 10-të pompa, janë në një rrezik të konsiderueshëm të preken nga sëmundjet e zemrës, ka zbuluar një studim.


    Të qenurit i aftë që të bësh më shumë se 40 pompa, ulë rrezikun deri në 97 % të prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare përgjatë 10 viteve të ardhshmë, ka thënë ekipi i Universitetit të Harvardit, përcjell Reporteri.net

    Pompat janë parashikues më të mirë të shëndetit të zemrës, sesa standardet e vendosura të fitnesit si vrapimi dhe janë shumë më të lehta të kompletohen, duke i bërë ato ideale për periudha të shkurtra ushtrimi.

    “Gjetjet tona ofrojnë dëshmi se kapaciteti i pompave mund të jetë një metodë e lehtë të ndihmojë në vlerësimin e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare në çdo mjedis” tha autori i studimit Justin Yang, nga Shkolla e Shëndetit Publik TH Chan të Harvardit./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!