×
  • Extra
  • Extra

    Mësoni fatin duke lexuar shenjën tuaj

    Reporteri
    22 Mars 2019 | 8:30

    Dashi
    21.03-20.04
    Jeni të sigurt në aftësitë tuaja. Është rast ideal të vini në pah talentin tuaj. Shkoni në ndonjë intervistë pune, audicion ose takim. Vini në praktikë aftësitë tuaja. Nuk keni arsye për t’u treguar modest. Çelësi i suksesit është të bëheni të respektueshëm në mesin e njerëzve të tjerë që kanë arritje të mëdha. Do ta keni të lehtë të lini përshtypje nëse e çmoni sa duhet detyrën tuaj.

    Demi
    21.04-20.05
    Puna në prapaskenë është e dobishme. E keni më të lehtë të tregoheni kreativ kur askush nuk është duke ju shikuar. Nëse jeni futur në një fushë të re, nuk është tragjike të bëni gabime. Me kalimin e kohës, do ta perfeksiononi këtë teknikë. Krejt çka ju duhet është durimi. Për fat të mirë, nuk e keni problem të bëni sakrifica kur është fjala për arritjen e ndonjë qëllimi të madh. Jeni duke kërkuar punë? Mund të gjeni ndonjë pozitë të mirë në institucione të mëdha, si spitali, shkolla, qeveria apo burgu.

    Binjakët
    21.05-20.06
    Është koha të orientoheni nga një detyrë e madhe. Gjithmonë keni qenë të mirë në tregti. Është e rëndësishme të merreni me një çështje të vetme. Njerëzit do t’ju respektojnë më shumë dhe do ta keni më të lehtë të gjeni punë që paguhet mirë. Të gjithë e dinë që ju mëson shpejt. Kjo punë do të ju detyrojë të lini anash disa nga hobit tuaj por me kalimin e kohës do t’i ktheni në agjendë, pasi të keni krijuar horizonte të reja.

    Gaforrja
    21.06-20.07
    Të qenit në pozitën e shefit ju jep edhe kënaqësi por edhe stres. Mund të lëshoni disa gabime por njerëzit do t’ua falin nëse tregoheni të sinqertë. Kërkoni ndihmë. Kur ekipi të shoh se ju po e shpërfillni egon për të mësuar gjëra të reja, do të ju pranojnë më mirë. Do të ju duhet pak kohë por me kalimin e kohës do të mësoheni që të punoni bashkë në harmoni.

    Luani
    21.07-20.08
    Dëshira për të eksploruar dhe udhëtuar do të rezultojë me një udhëtim. Mos i lini pa siguruar dokumentet, sepse do ta duronit një dështim burokratik. Do të kënaqeni duke vizituar vende që janë të ngrohura me diell. Merrni me vete një mik që nuk ju shqetëson. Ju keni dëshirë të shpenzoni para duke dalë jashtë më shumë se në hotele luksoze. Nëse mund ta përballoni klasin e parë, atëherë vazhdoni tutje.

    Virgjëresha
    21.08-20.09
    Aftësitë tuaja hulumtuese janë të volitshme. Informacionet që keni do t’ju inspirojnë për një projekt kreativ. Lejoni anën tuaj artistike të dalë në pah. Shumë shpesh ju obsesionoheni me procedura dhe e lini anash këtë aspekt. Tani keni më shumë shanse për t’u treguar kreativ. Injoroni kritikën e brendshme që po përpiqet t’ju rrënojë. Duhet të lini anash frikën.

    Peshorja
    21.09-20.10
    Gjithmonë keni qenë mik dhe dashnor i vëmendshëm. Aftësia juaj për të kuptuar nevojat e të tjerëve, është forca e marrëdhënies suaj. Përfitoni nga mundësia për të lehtësuar dikë nga puna. Kryeni përgjegjësitë tuaja derisa miqtë merren me një çështje familjare. Është koha ideale të nënshkruani ndonjë marrëveshje profesionale biznesore. Mos u dorëzoni derisa të merrni saktësisht atë që doni. Keni më shumë fuqi sesa e mendoni.

    Akrepi
    21.10-20.11
    Do t’ju besohet një detyrë e rëndësishme. Është mirë të dini se shefi juaj ka besim në aftësitë tuaja. Disa nga kolegët tuaj mund të jenë xhelozë, por nuk kanë se çfarë t’ju bëjnë. Vazhdoni të bëni punën në mënyrë efikase. Kur kolegët tuaj të kuptojnë se nuk keni ndryshuar, do të çlirohen nga pakënaqësitë e tyre. Jeni të papunë? Është koha ideale të dërgoni disa aplikacione në konkurse pune.

    Shigjetari
    21.11-20.12
    Personaliteti juaj optimist bën që miqtë dhe njerëzit që keni përreth të joshen nga ju. Nuk do ta keni problem të gjeni romancën. Kërkoni një të dashur që do të ndajë dashurinë me aventura dhe ngazëllim. Ju preferoni aventurat dhe jo dikë që do të ju japë një lloj sigurie. Jeni në një lidhje? Përfitoni nga rasti të bëni diçka të veçantë për të dashurin tuaj. Për shembull mund t’i blini ndonjë dhuratë.

    Bricjapi
    21.12-20.01
    Ndiheni të lumtur kur përmbushni traditat familjare. Keni nevojë të thellë për të ndier se jeni të lidhur me paraardhësit tuaj. Kur të thyhet tradita, ndjeni panik. Mos u brengosni për këtë. Keni mjaft aftësi për të kthyer gjendjen në favorin tuaj. Nganjëherë është e pamundur të bëni gjërat njëjtë sikur i kanë bërë prindërit. Kur ndodh kjo, duhet t’i rezistoni dëshirës për t’u larguar nga bota.

    Ujori
    21.01-20.02
    Do ta keni të lehtë të gjeni stimulimin intelektual. Do të ju ofrohen shumë kurse interesante. Gjithë çka duhet të bëni është të zgjidhni se në cilën ndiheni më mirë. Një tip rebel si ju nuk ka dëshirë të shkojë gjithmonë sipas rregullave. Duhet të ndiqni ndonjë kurs që ju jep qasje alternative për jetën. Është koha ideale të hulumtoni disa fusha të reja. Nëse gjithmonë i qëndroni besnik gjërave të vjetra, do ta keni vështirë të dini se çka po ju mungon.

    Peshqit
    21.02-20.03
    Keni kujdes me çështjet financiare. Kontrolloni gjendjen bankare për çdo javë. Shikoni ku keni gabuar. Duhet të dini të bëni balancën. Nuk jeni tip materialist, por nuk bën të shpenzoni kot. Shmangni impulsin për të blerë gjëra. Nëse duhet, lëreni në shtëpi kartelën. Me kalimin e kohës do ta kuptoni se nuk është aq e vështirë të tregoheni ekonomist.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!