×
  • Extra
  • Extra

    Mësoni fatin për sot, duke lexuar shenjën tuaj

    Reporteri
    10 Prill 2019 | 8:28

    Dashi
    21.03-20.04
    Shpirti juaj pionier ju ndihmon të largoni barrikadat e vjetra. Nëse mendoni se një politikë është e padrejtë, sfidojeni atë. Përfshini edhe mediet në këtë çështje. Bëni gjithçka që mundeni për të nisur një diskutim lidhur me atë se cila është mënyra më e mirë për të udhëhequr një organizatë. Shumë të tjerë që kanë qenë duke u penguar në qasje të dokumenteve dhe materialeve, do t’ju falënderohen. Bëhuni të vendosur por të sjellshëm kur është fjala për përballjen me një epror.

    Demi
    21.04-20.05
    Do të keni rezultate të befasishme nga angazhimi për të ndihmuar njerëzit që kanë më pak fat se ju. Jeni gati të zbuloni disa talente të fshehura që janë mjaft të vlefshme për disa fusha. Mos u befasoni nëse ju ofrohet rritje page në punë. Mos e sfidoni një ekspert që supozohet se duhet të vlerësojë punën tuaj. As vetë nuk keni dëshirë t’i bini në sy për të keq.

    Binjakët
    21.05-20.06
    Shpirti juaj human do të tërheqë miq të shumtë. Nuk është e rëndësishme ku shkoni ose çfarë bëni, gjithmonë do të rrethoheni nga njerëz që kënaqen në shoqërinë tuaj. Kjo ndodh sepse ju asnjëherë nuk i gjykoni njerëzit në bazë të pamjes së jashtme. I pranoni ata me zgjedhjet dhe prioritetet që kanë. Një koleg posesiv do të provojë të prish namin tuaj, por kjo nuk do të ndodh.

    Gaforrja
    21.06-20.07
    Kërkesat e një eprori të papërgjegjshëm janë duke ua vështirësuar jetën private. Duhet të vini disa rregulla lidhur me kohën se kur ka të drejtë shefi juaj t’ju telefonojë. Është e rëndësishme të jeni të sjellshëm kur t’ia thoni këto gjëra. Nëse nuk e bëni do të vazhdoni të shqetësoheni nga thirrjet profesionale ditë e natë. Keni të drejtë të plotë për jetë private. Për fat të mirë, keni shumë njerëz që do t’ju mbështesin.

    Luani
    21.07-20.08
    Jeni gati të bëni disa ndryshime dramatike për të ndryshuar përditshmërinë tuaj. Lëvizni në ndonjë zonë të re, ndryshoni punën ose kujdesuni më shumë për shëndetin. Ky ndryshim nuk do të jetë aq i lehtë sa mendoni. Duhet të mbështeteni më shumë tek vendorët. Kjo do t’ua lehtësojë pak punët. Mos bëni gabim të veproni sikur ndodheni në vendin tuaj. Duhet t’i respektoni të tjerët.

    Virgjëresha
    21.08-20.09
    Nganjëherë, duhet vetëm besim për të ndjekur ëndrrat tuaja. Një epror është i impresionuar me talentin tuaj por duhet të punoni shumë që ta dëshmoni veten para tij. Nëse është e nevojshme, duhet të ricikloni materialet e vjetra. Kërkoni materiale që janë më pak të shtrenjta.

    Peshorja
    21.09-20.10
    Jeni të etur për sfida, por situatat nuk do t’ju lejojnë t’i bëni. Vazhdoni të pritni një leje ose një dokument zyrtar. Bëni pak presion personave përgjegjës. Nëse del ndonjë problem burokratik, do t’ju duhet të merreni çdo ditë me të njëjtin problem. Pse shqetësoni kaq shumë? Gjëja më e rëndësishme është të keni motiv. Për fat të mirë, keni aftësi të mëdha bindëse.

    Akrepi
    21.10-20.11
    Do t’ju duhet kohë, nëse e keni planifikuar të bëni pasuri. Duhet të zgjidhni mënyrën më të mirë për të bërë para. Ju jeni më të zotët në metodën e vjetër: punën e madhe. Mund të lansoni ndonjë biznes nga shtëpia. Kjo do t’ju japë rastin të punoni pa u brengosur për politikat e zyrës. Kërkoni këshilla nga një mik që ka eksperiencë në këtë punë. Ju të dy mund të bëheni partnerë pune.

    Shigjetari
    21.11-20.12
    Një opinion negativ po ju humb raste të mira. Megjithëse keni përjetuar zhgënjime të shumta, nuk do të thotë se ka humbur gjithë shpresa. Mbani kokën lart dhe kërkoni një punë ose një partner që i përshtatet standardeve tuaja. Kur të vëreni se jeni të stresuar, ktheni vëmendjen kah ndonjë aktivitet që e keni për hobi.

    Bricjapi
    21.12-20.01
    Mos u mbroni nga kritikat e një të afërmi. Dëgjoni komentet e tij, qeshni dhe vazhdoni planet tuaja. Kur ky person ta kuptojë se nuk ka efekt mbi ju, do të kërkojë një tjetër viktimë. Megjithëse nuk keni dëshirë të tregoheni mosrespektues, gjithçka e ka një kufi. Fundja, duhet të besoni në më të mirën. Vlera e parave do t’ju duket më e vogël kur të bëni pazar ‘online’ por ju dini se si të menaxhoni.

    Ujori
    21.01-20.02
    Insistoni për të marrë më të mirën, nëse nuk dëshironi një produkt inferior. Mos u shqetësoni se po lini përshtypje të keqe te një person indiferent. Personi i vetëm që duhet të shikojë interesin tuaj, jeni ju. Mbi të gjitha, duhet të kujtoni se keni paguar shumë para për këtë projekt. Pse duhet të merrni gjëra jocilësore? Nëse nuk jeni të kënaqur me ndonjë dyqan, shikoni diku tjetër. Kjo do t’ju marrë më shumë kohë, por mundi do t’ju shpërblehet.

    Peshqit
    21.02-20.03
    Mos lejoni që pesimizmi të pengojë progresin tuaj. Është e vërtetë që keni një punë jo të mirë por duhet të përballeni me këso probleme. Do të tërhiqni marrëveshje të reja nëse tregoheni të kujdesshëm. Ndërkohë, do të ishte mirë t’i kushtoni rëndësi shëndetit. Pushoni kur e vëreni se po ju shpenzohet energjia. Hani arra ose fruta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!