×
  • Extra
  • Extra

    Midis New Yorkut, amerikani ia krisë këngës së Medës

    Reporteri
    11 Qershor 2019 | 18:27

    Mijëra shqiptarë këto ditë u veshën me ngjyrat Kuq e Zi në zemrën e New Yorkut në Shtetet e Bashkuara.


    Parada e organizuar nga organizata “Rrënjët Shqiptare” mblodhi nëpër rrugët e Manhatanit qindra shqiptarë, të cilët dolën për të përkujtuar 75 vjetorin e masakrave në Çamëri.

    Nën flamujt kuq e zi aty u kënduan edhe shumë këngë patriotike, jo veç nga shqiptarët, shkruan Reporteri.net.

    Në një video të postuar në rrjetet sociale shihet edhe një shtetas amerikan i cili shijon këngën “Kuq e Zi” e cila  vite më parë është realizuar nga Meda në bashkëpunim me Sinan Hoxhën e Seldin.

    Impresionuese, siç shihet edhe në video është fakti se ai e di përmendësh tekstin e tërë këngës, ndërkohë që me duar bën shqiponjën dy krenare. /Reporteri.net

    Shikoni pamjet:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!