×
  • Extra
  • Extra

    Milaim Zeka analizë edhe për Big Brother: Donaldi nuk e ka dashur kurrë Borën, kjo është çfarë ai do

    Reporteri
    04 Dhjetor 2021 | 18:33

    Tema e trekëndëshit Donald-Bora-Beatrix po përflitet ngado e thuajse nga të gjithë.

    Spektakli i mbrëmshëm i Big Brother Vip ishte i mbushur përplot me surpriza, diskutime e përballje, shkruan lajmi.net.

    Produksioni ka vendosur që pas tërë këtij lëmshi të krijuar nga Donaldi mes dy vajzave të famshme në Shqipëri ti tregojë atij se Bora po e pret jashtë ashtu edhe siç e kishin lënë kur shkëmbyen puthjen e tyre brenda shtëpisë.

    Donaldi u ndie shumë keq por tani është i lidhur me Beatrix dhe nuk e ka të lehtë të ndahet.

    Në lidhje me këtë situatë ka folur edhe Milaim Zeka i cili ishte i ftura në emisionin “Goca dhe gra” të drejtuar nga Fatma Haxhialiu, Olesia Leço, Krista Merkoçi dhe Tea Trifoni.

    “Dashuri nga ana e Donaldit nuk ka pasur kurrë në raport me Borën, ky njeri për mendimin tim nuk din me dasht. Ky njeri ndoshta din me bo sex edhe aty nuk jam shumë i sigurt”, kështu u shpreh Milaim Zeka.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!