×
  • Extra
  • Extra

    Milaim Zeka për politikanen më të parezistueshme: Me Duda Baljen nuk e ndërroj asnjë

    Reporteri
    24 Nëntor 2020 | 10:25

    Ish-deputeti dhe gazetari Milaim Zeka, merr vëmendje gjithmonë me deklaratat e tij. Njëjtë ka ndodhur edhe mbrëmë ku ishte i ftuar në emision bashkë me gruan e tij, Edlira Qefalia.


    Zeka ka habitur me përgjigjen e tij kur u pyet nga bashkëshortja e tij se cila është politikanja më e parezitueshme për të, shkruan Express.

    “Cila grua në politikë është jo vetëm e zonja por ka edhe dukjen që është e pamundur t’i rezistosh”, ishte pyetja që iu bë atij.

    “Me Duda Baljen nuk e ndërroj asnjë. Edhe Atifete Jahjagën”, ka thënë Zeka.

    Pas kësaj përgjigje, Edlira duke qeshur tha se të dyja i kanë shoqe të mira dhe se i duan fort.

    “Të dyja i kemi shoqe të mira. I duam dhe i përqafojmë fort”, tha bashkëshortja e Zekës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!